LAJMI I FUNDIT:

Vodhi kampshtëpizën lëvizëse, detyroi policinë ta ndjekin rreth 35 minuta në rrugët e Los Angeles (Video)

Vodhi kampshtëpizën lëvizëse, detyroi policinë ta ndjekin rreth 35 minuta në rrugët e Los Angeles (Video)

Një grua në një kampshtëpizë lëvizëse ka detyruar autoritetet që ta ndjekin atë për rreth 35 minuta në Los Angeles të martën.

E gjitha, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka ndodhur derisa ajo ka goditur makinat dhe një palmë para se të përfundonte më në fund me një qen të madh të varur në xhamat e shkatërruar të makinës.


Pas ndjekjes së gjatë, përfundimisht shoferja ka humbur kontrollin e automjetit, pas së cilës gjë ka dalë nga automjeti dhe ka filluar të vrapojë bashkë me qenin.

Megjithatë, autoritetet kanë mundur ta kapin dhe ta arrestojnë atë. /Telegrafi/