Vodhi gjëra ushqimore dhe i fshehu brenda fustanit të saj, momenti kapet nga kamerat e sigurisë


Kamerat e sigurisë në një dyqan në Rusi kapën një grua e cila i vidhte gjërat ushqimore dhe i fshihte brenda fustanit të saj.
Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, ajo u identifikua nga personeli i sigurisë në një dyqan të Krasnodarit.
Zeshkania e veshur me një fustan gri të ngushtë, sigurohet që në disa çaste të mos identifikohet nga konsumatorët e tjerë.
Një burrë i cili po ashtu shihet në kamera, duket se nuk i kushtoi vëmendje këtij veprimi të gruas.
Derisa ai shëtit rreth dyqanit, ajo shfrytëzon rastin që fshehurazi të vjedh produkte. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/10/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































