0Shares

Policia në Sunderland të Anglisë, është vënë në kërkim të një hajni të çuditshëm, që vodhi dritat për emergjenca nga një veturë e policisë.

I riu që besohet të jetë në të 20-at, ka shkëputur pajisjen nga tavani pa ndonjë mjet, ndërsa është larguar me to duke qeshur, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë e fotografuan atë teksa lëvizte i vetëm, teksa dukej i kënaqur me veprimin që kreu.

Hajni me dritat e vjedhura

“Mund të ketë qenë i dehur, por është një lojë e papërshtatshme dhe e dënueshme”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Ka mundësi, që ai ta ketë kryer këtë veprim edhe si ndonjë sfidë me miqtë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)