LAJMI I FUNDIT:

VMRO-DPMNE: LSDM po bën terror mbi KSHZ-në

VMRO-DPMNE: LSDM po bën terror mbi KSHZ-në

Partia VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj pohimeve të LSDM-së për ekyistimin e votuesve fantomë në listën zgjedhore, transmeton Telegrafi maqedoni.

Në reagimin e tyre VMRO-DPMNE thotë se partia LSDM me muaj paraqet imazh të rejshëm në publik, kinse ka një numër të madh të ashtuquajturve zgjedhës fantomë, nga 30000 deri 500000.


Kjo parti akuzon LSDM-në se ka kryer terror mbi KSHZ-në, duke përdorur të gjitha mjetet dhe manipulimete mundshme, dhe se kjo parti do ta merr përgjigjen e qytetarëve për këto manipulime më 5 qershor, kur edhe janë caktuar zgjedhjet e parakohshme./Telegrafi/