LAJMI I FUNDIT:

VMRO-DPMNE: Komentet e Spasovskit janë përzierje në punën e gjykatave

VMRO-DPMNE: Komentet e Spasovskit janë përzierje në punën e gjykatave

Partia më e madhe maqedonase në pushtet ka komentuar deklaratat e ministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe sekretarit të LSDM-së rreth problemeve me listat zgjedhore dhe ”votuesve turist” siç i quajti Spasovski dje në një takim me qyetatarët e Gjevgjelisë. Spasovski gjithashtu komentoi amnistinë nga Gjykata Kushtetuese për funksionarët që manipuluan zgjedhjet, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Deklarata e ministrit në qeverinë teknike nuk është asgjë tjetër pos tentim për të ndikuar gjykatat dhe pavarësinë e tyre. Këto deklarata të një funksionari nuk janë asgjë tjetër pos tentim për futje duarsh në punën e gjykatave dhe drejtësisë. Përkujtojmë ministrin Spasovski se partia e tij pë 10 minuta ka emëruar 617 gjykatës dhe qindra prokurorë, pa debat dhe pa diskutim.” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE./Telegrafi/


Gjithashtu lexo: Spasovski: Listat zgjedhore janë mbushur sipas dëshirës, me ”votues turist” (Video)