LAJMI I FUNDIT:

Vlorë, sekuestrohet 1 ton hashash

Vlorë, sekuestrohet 1 ton hashash

Policia e Vlorës kapi një ton hashash të fshehur në zonën e Karaburunit.

Policia e nisi aksionin dje dhe ka vazhduar gjatë natës, deri në mëngjesin e sotëm.


Në gjirin e Bristanit, në gadishullin e Karaburunit, rreth 100 metra nga bregu i detit, në shkurre u gjet droga e ndarë në 96 pako të madhësive të ndryshme.

Policia, se bashku me Guardia di Finanza, po kontrollon zonën për mjetet lundruese dhe transportuesit e hashashit.