LAJMI I FUNDIT:

Vlogerja e njohur që ndiqet nga miliona njerëz në TikTok, lyhet si vajzat shqiptare

Vlogerja e njohur që ndiqet nga miliona njerëz në TikTok, lyhet si vajzat shqiptare

Influencerja e njohur, @lala_sadii iu është përgjigjur ndjekësve të saj shqiptarë për të bërë një make-up sikurse të vajzave shqiptare.

Pas kërkesës nga një përdorues në TikTok, vlogerja e njohur në rrjetet sociale nuk ‘ia prishi qefin”, transmeton Telegrafi.

“Më kërkuat që të bëj një grim sikurse të shqiptarëve dhe kjo është ajo që po bëjë”, thotë ajo në videon e saj në TikTok.


@lala_sadii Replying to @?????? get ready with me to go…THIRDWHEELING?✨? #foryou #thirdwheel #date #grwm #makeup #albanian ♬ original sound – Lala

“Kam hulumtuar për grimin që e bëjnë shqiptaret, dhe kam parë se shumica prej tyre i bëjnë sytë me ‘llajner’ të kaltërt”.

Vlogerja lala_saddi është mjaft e njohur në rrjetet sociale për videot që bën duke u grimosur, vetëm në TikTok ajo ka mbi 21 milionë përdorues.