LAJMI I FUNDIT:

Vllahiu: Tregjet në gjendje të mjerueshme

Vllahiu: Tregjet në gjendje të mjerueshme

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu ka thënë se tregjet në Prishtinë janë në gjendje të mjerueshme.

Ai ka thënë se duhet rehabilitim i plotë i tregut në Prishtinë.

“Dështimet në Prishtinë në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarin sikur janë bërë vlera të qeverive komunale. Tregjet në Prishtinë janë në gjendje të mjerueshme siç është tregu i madh i qytetit. Një gjendje e paqartë pronësore, probleme me infrastrukturën. Zgjidhje për këto çështje, përfshirë edhe përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetesës. Infrastrukturë më të mirë, vend parkingje. Rehabilitim të plotë të tregut në Prishtinë. Revitalizim të tregjeve në gjithë qytetin, shtrirje të tregjeve të reja posaçërisht ndërtimin e një tregu për prodhuesit vendor mbi Kodrën e Trimave për të lidhur zonat e Gollakut dhe fshatrat e tjera të Prishtinës. #PërPrishtinën50”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori