LAJMI I FUNDIT:

“Most” vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor në rrethin e dytë

“Most” vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor në rrethin e dytë

Organizata joqeveritare “Most” ka vlerësuar se rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale ka kaluar në atmosferë të qetë dhe demokratik. Sipas “Most” qytetarët lirshëm kanë mundur ta shprehin vullnetin e tyre zgjedhor.

Nga “Most” thonë se edhe pse ditën e djeshme ka pasur parregullsi, institucionet kanë reaguar në kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Edhe kësaj here ishim dëshmitarë të reagimit të shpejtë dhe efikas të institucioneve në ditën e zgjedhjeve ndaj parregullsive në dhe jashtë vendvotimeve. Në këtë rreth u eliminuan problemet teknike gjatë realizimit të votimit që ishin vërejtur në rrethin e parë”, deklaroi drejtori i “Most”, Darko Aleksov.

Nga “Most” vlerësuan se edhe votimet e personave të sëmurë dhe të pamundur një ditë para zgjedhjeve, është realizuar në përputhje me procedurat./Telegrafi/