LAJMI I FUNDIT:

Vlerësimet e para për motin e ligë në Prespë pas dhjetë ditëve

Vlerësimet e para për motin e ligë në Prespë pas dhjetë ditëve

“Për dhjetë ditë pritet të sublimohen vlerësimet nga dëmet që i ka shkaktuar moti i ligë i javës së kaluar në Prespë dhe të dorëzohen në komision qeveritar, ndërsa bujqve t’u paguhen dëmet”, tha sot ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas nënshkrimit të marrëveshjes për “naftën e gjelbër”, Dimkovski informon se komisionet punojnë intensivisht në terren dhe me propozim të tyre, Qeveria është e gatshme të intervenojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pamje pas stuhisë në Ohër dhe Prespë, është shkaktuar dëm i madh material
Lexo po ashtu Pamje pas stuhisë në Ohër dhe Prespë, është shkaktuar dëm i madh material

“Nuk do të vlerësohen vetëm rendimentet, por edhe mjetet themelore, sepse janë dëmtuar edhe një numër i madh shtyllash. Dëmi që do të vlerësohet do t’u paguhet bujqve. Kryetarit të komunës iu sugjerua të krijohen më shumë komisione krahas asaj ekzistuese që të përshpejtohet procedura. Për dhjetë ditë do të sublimohen dëmet e vlerësuara fillestare të cilat nga Këshilli i vetëqeverisjes lokale do të miratohen dhe do të dorëzohen në komision qeveritar”, theksoi Dimkovski.

Ai tha se menjëherë pas konfirmimit, kur ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, e vizitoi Prespën, edhe vetë kanë qenë dëshmitarë, sa tmerruese është pasqyra lidhur me dëmet në pemëtari, por janë shkaktuar edhe dëme të tjera materiale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori