LAJMI I FUNDIT:

Vlera e Bitcoinit ka filluar të rikuperohet

Vlera e Bitcoinit ka filluar të rikuperohet

Konflikti i mundshëm ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë ka bërë që vlera e Bitconit të pësoj një zhvlerësim të madh.

Kjo situatë ka bërë që Bitcoin të zhvlerësohet me 50 për qind të vlerës.


Mirëpo, Bitcoin si kriptovaluta më e madhe në botë për nga kapitali i tregut, e mbylli vitin 2021 me një fitim prej 60 për qind.

Aktualisht kjo kriptovalutë po tregtohet me mbi 44 mijë dollarë, me një rritje prej rreth 20 për qind brenda një jave, shkruan Telegrafi.

Vlera aktuale e Bitcoinit | Burimi: CoinMarketCap

Megjithëse çmimi i Bitcoin ra nën 30 mijë dollarë më 20 korrik të vitit të kaluar, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 69 mijë dollarë më 10 nëntor.

Ditë më parë, prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla ka thënë se zotëron pothuajse 2 miliardë dollarë në Bitcoin.

Shefi ekzekutiv i Teslas, Elon Musk në fillim të vitit të kaluar kishte thënë se kompania filloi të pranonte Bitcoin si një mënyrë pagese, por se kishte ndaluar këtë mundësi në muajin maj për shkak të shqetësimeve mjedisore. /Telegrafi/