Revizorët e kryen punën e tyre. Enti Shtetëror i Revizionit hapi dosjen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit dhe ajo që u zbulua nuk befason më askënd: kaos, shkelje të ligjit, abuzim me buxhetin dhe partizim politik deri në palcë, thonë nga Koalicioni VLEN.
“Revizorët konfirmuan: Zeqirija Hasipi, i vendosur në krye të Byrosë nga Ministria e Arsimit gjatë kohës kur ajo drejtohej nga kuadri i BDI-së, Jeton Shaqiri, ka qëndruar në atë post për më shumë se 5 vite. Pa shpallje publike, pa transparencë, pa turp.
Çfarë tregon raporti për vitin 2023?
Byroja është drejtuar nga dy persona pa mandat të rregullt – në kundërshtim të plotë me ligjin. Pagesat për bashkëpunëtorët e jashtëm janë bërë pa kritere të qarta dhe pa kontroll. Nuk ka pasur mjete për trajnimin e mësimdhënësve, por gjithmonë ka pasur para për punësime partiake. Nga shtatë rekomandimet e raportit të kaluar – janë realizuar vetëm dy.
Të tjerat? Janë lënë pas dore – ashtu siç është lënë pas dore nxënësi dhe e ardhmja e tij.
Kuadrot e BDI-së nuk ishin thjesht funksionarë të emëruar politikisht – ata u shndërruan në simbol të një shteti të kriminalizuar, të një sistemi arsimor të degraduar në shtab partie. Aty nuk numëroheshin programe mësimore, por vota. Nuk investohej në fëmijë, por në klientelizëm.
Shqiptarët i kujtojnë mirë përkthimet e turpshme të projektit “1000 libra” të Gruevskit dhe fëmijët shqiptarë të Velesit që për vite me radhë mbetën pa mësim në gjuhën amtare. Politika e BDI-së është e qartë, të përdorë shqiptarët si mburojë për krimet e saj”, thonë nga VLEN.
Tani që janë në opozitë, shtojnë nga atje, kur opinioni publik çdo ditë më shumë njihet me mëkatet e tyre, BDI nuk tregon asnjë kapacitet demokratik për të përballuar përgjegjësinë. Përkundrazi, kërkon shpëtim përmes përpjekjeve për të shkaktuar krizë politike. Shantazhi i tyre do të jetë – do t’i bojkotojmë zgjedhjet lokale nëse nuk shpallen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. E gjithë kjo s’ka të bëjë fare me pretendimet e tyre të rreme për “rrezikimin e të drejtave të shqiptarëve”, por lidhet drejtpërdrejt me interesat e tyre të ngushta partiake./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndalet qarkullimi i trenit për një orë në Fushë Kosovë - punëtorët e "Trainkos" kërkojnë rritjen e pagave

Biden u diagnostikua me kancer, Hoxhaj shpreh solidaritetin e tij

Shqiptarët fitojnë një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci

Sahatçiu përuron shkollën '42' në Tiranë, pas dështimit në Prishtinë - në përurim ishin Macroni dhe Rama

Diell, shi e shkarkime rrufesh - moti gjatë kësaj jave

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi - diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Xabi Alonso ka marr një vendim të papritur për të ardhmen e Luka Modric te Real Madridi

Rusia ndalon për herë të parë një anije cisternë që lundronte nga Estonia

Kellogg zbulon pikën e parë të planit të paqes të SHBA-së për luftën ruso-ukrainase

Inteligjenca ushtarake ukrainase paralajmëron se Rusia do të lëshojë sonte një raketë balistike ndërkontinentale

Zemërim në Greqi për reklamën e Adidas që tregon këpucën që “godet” Akropolin

Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Është i martuar