Sa herë që flitet për Dubain na shkon mendja te veturat luksoze dhe ndërtesat e larta, por sigurisht se nuk e keni ditur se atje ekziston varreza më e madhe në botë e veturave luksoze.

Nëse keni nevojë për dyer të Ferrarit apo xham të përparmë të Lamborghinit, atëherë ato mund t’i gjeni pikërisht në këtë varrezë në Dubai, transmeton Telegrafi.

Aty gjenden veturat e pothuajse të gjitha markave, kështu që jo vetëm që ka vetura luksoze por edhe të “zakonshme”.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se shumë biznesmenë që kishin bankrotuar për shkak të krizës financiare, janë detyruar t’i braktisin veturat e tyre nëpër rrugë.

E pasi që Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë ndonjë ligj specifik për shlyerjen e borxheve kur është fjala për vetura të tilla, shumë prej tyre janë braktisur në mënyra të çuditshme sa që disa i kanë ende çelësat brenda.

Një rast i tillë është regjistruar në aeroportin e Dubait, ku një Ferrari është gjetur në parking me çelësa brenda.

Megjithatë, autoritetet e vendit kanë vendosur t’i nxjerrin në ankand dhe personat që ofrojnë shumën më të majme do të mund t’i marrin me vete. /Telegrafi/