LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani uron Yllka Gashin për triumfin në festivalin “Seminci” në Spanjë: Grua e jashtëzakonshme, jemi krenarë me ty

Vjosa Osmani uron Yllka Gashin për triumfin në festivalin “Seminci” në Spanjë: Grua e jashtëzakonshme, jemi krenarë me ty

Filmi vendor “Zgjoi” ishte fitues i dyfishtë në festivalin “Seminci” në Spanjë.

Aktorja Yllka Gashi fitoi çmimin “Aktorja më e mirë”, për portretizimin e Fahrije Hotit në film.

Filmi i regjisores Blerta Basholli po ashtu mori çmimin “Fundos”, në Festivalin Ndërkombëtar të Valladolidit.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një statusi në Twitter, ka uruar për këtë sukses të jashtëzakonshëm aktoren Yllka Gashi, të cilën e quajti një superyll ndërkombëtar.

“Kjo grua e jashtëzakonshme është shndërruar nga një aktore në ekranet tona televizive të Kosovës në një superyll ndërkombëtar. Yllka, jemi shumë krenarë me ty! Performanca juaj në #Hive solli në jetë luftën e grave të Krushës – vërtetë e merituar!”, ka shkruar Osmani në statusin e saj.

Gjatë pranimit të çmimit si aktorja më e mirë, Gashi tha se ka qenë nderi i jetës së saj të luaj këtë rol dhe të nderojë Fahrijen.

“Është një histori e veçantë, specifike, e që ndodh në Kosovë, por është gjithashtu një histori universale që frymëzon këdo në botë. Sepse tregon historinë e dikujt që vuan, por që i duhet të kalojë këtë situatë e të arrijë qëllimet e veta. Është një histori e vërtetë dhe më pëlqen që në filma mund të shohësh edhe gra të forta, jo vetëm viktima. Pra të shohësh gra që janë të afta të marrin në dorë fatin e tyre. Ka qenë nderi i jetës sime të luaj këtë rol dhe të nderoj Fahrijen”, është shprehur aktorja e njohur.

Filmi  “Zgjoi” që deri tani është shpërblyer me disa çmime prestigjioze ndërkombëtare u dha premierën në Kosovë më 28 tetor, teksa nga 5 nëntori “Zgjoi” do shfaqet edhe në kinematë amerikane. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Kalo në kategori