LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani tregon se sa nënshkrime kanë mbledhur për rrëzimin e Qeverisë

Vjosa Osmani tregon se sa nënshkrime kanë mbledhur për rrëzimin e Qeverisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka folur rreth mocionit që kjo parti do të bëjë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, si dhe për takimin që deputetët e kësaj partie do të zhvillojnë me të parin e partisë.

“Tashmë i kemi 57 nënshkrime të cilat janë mbledhur me herët. Për hapat e mëtejmë jemi në koordinim e sipër dhe sot të mbajmë takim të grupit parlamentar për të diskutuar këtë çështje”, ka thënë Osmani për Telegrafin.


Ndërkohë, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë kanë filluar takimin me kryetarin e partisë, Isa Mustafën. Takimi po mbahet në selinë e partisë dhe po mbahet me dyer të mbyllura.

Takimi i strukturave të LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë javës së kaluar ka njoftuar se do të nisin një mocion të mosbesimit ndaj qeverisë Haradinaj, dhe se për ketë do të diskutojë edhe me dy partitë opozitare, Vetëvendosjen dhe Partinë Socialdemokrate.

Me kryetarin e VV-së, Albin Kurtin, Mustafa është takuar gjatë javës së kaluar, ku pas takimit ata janë shprehur që kanë pajtueshmëri për rrëzimin e qeverisë dhe marrjen e veprimeve të përbashkëta.

Takimi Mustafa - Ahmeti për rrëzimin e Qeverisë, pritet të ndodhë gjatë kësaj jave
Lexo po ashtu Takimi Mustafa - Ahmeti për rrëzimin e Qeverisë, pritet të ndodhë gjatë kësaj jave

Po ashtu, gjatë kësaj jave kryetari i LDK-së- Isa Mustafa pritet të takohet me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin për të diskutuar rreth mocionit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori