LAJMI I FUNDIT:

Osmani përkrah Tinka Kurtin: Për një dispozitë absurde nuk hyri në Kuvend

Osmani përkrah Tinka Kurtin: Për një dispozitë absurde nuk hyri në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka dhënë të drejtë Tinka Kurtit në reagimin e saj, në lidhje me pamundësinë për të hyrë në Kuvend edhe pse i kishte votat e mjaftueshme për këtë.

Osmani ka thënë se ajo ka të drejtë të shpreh shqetësimin, sepse një dispozitë absurde e ligjit, e ndalon rritjen e kuotës 30 për qind për gratë në Parlamentin e Kosovës.


Kryetarja e Kuvendit tha se do të punoj që sa më shpejt bashkë me deputetët të sjellin reformën elektorale.

“Edhe sot u njoftova për një reagim njërën nga një kandidate për deputete e cila shprehte me të drejt shqetësimin, që përkundër faktit që ka marrë më shumë vota se dy burra deputet, në fakt një dispozitë  absurde që nuk e lejon atë të ngritët numri i grave në Kuvend mbi 30 për qind, dhe tani ajo është zëvendësuar me një burrë, sepse dispozita nuk është hartuar në atë mënyrë që synon rritjen e gjinisë më të përfaqësuar, por thjeshtë përmbushjen e 30 përqindëshit. Unë besoj se kjo është një e padrejtë që patjetër duhet të trajtohet në reformë elektorale, dhe unë patjetër që do të insistoj dhe do të jap kontributin tim së bashku me deputetët e tjerë që përmirësimet e tilla t’i bëjmë këtë sa më shpejt”, tha Osmani.

Reagon Tinka Kurti: Nuk do ta kisha besuar ndonjëherë që mund ta fitoj mandatin e deputetes me vota, e të mos e marr postin vetëm pse jam grua
Lexo po ashtu Reagon Tinka Kurti: Nuk do ta kisha besuar ndonjëherë që mund ta fitoj mandatin e deputetes me vota, e të mos e marr postin vetëm pse jam grua

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar sot pas certifikimit të deputetëve të rinj nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e që zëvendësojnë ata që u tërhoqën për mandatet ekzekutive.

Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk do të kishte besuar ndonjëherë që mund ta fitonte mandatin e deputetes me vota, e të mos e marrte postin vetëm pse është grua. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori