LAJMI I FUNDIT:

Vjosa drejt shpalljes si Park Kombëtar, Rama bën ironi me DiCaprion

Vjosa drejt shpalljes si Park Kombëtar, Rama bën ironi me DiCaprion

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot nënshkrimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit me organizatën globale mjedisore “Patagonia” për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. 

Në një postim në Facebook, Rama është shprehur se ky bashkëpunim me organizatën me qendër në SHBA “vulos një kurorëzim të pandashëm të Natyrës me Njeriun, si projekti ynë më i ri dhe më ambicioz për zhvillimin e qëndrueshëm të vizionit”.


Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Rama ka bërë ironi me aktorin e Hollivudit, Leonardo DiCaprio, i cili disa herë ka bërë apel për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

“Më kanë shënuar diçka për Leo DiCaprion, por nuk po e them, sepse u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por jo për ta mbështetur qeverinë. E ka shok të mirë ministrja e Turizmit, prandaj nuk po i bie më shumë. Mbase këto goditjet do t’i shkojnë në vesh, se mund ta kishim lavdëruar një orë dhe nuk do ta merrte vesh, mbase duke e sharë pak do t’ia kapi veshi. Se aty ku të lavdërojnë me miliona njerëz, se të lavdëron edhe një tjetër nuk bëhet lajm. Por kur miliona të lavdërojnë dhe të thonë që të ka sharë njëri, atëherë ka të ngjarë që të zgjohet edhe Nardi”, tha Rama.

Leonardo Dicaprio reagon sërish për mbrojtjen e lumit Vjosa
Lexo po ashtu Leonardo Dicaprio reagon sërish për mbrojtjen e lumit Vjosa

Në fjalën e tij Rama tha se pavarësisht faktit që lumi shtrihet në një hapësirë tepër të madhe gjeografike, që prek jetët e shumë fshatrave dhe qyteteve, në hapësirën rreth saj nuk do të lejohet ngritja e bizneseve që e cenojnë atë.

“Na thonë që Vjosa është lumi i fundit i egër i Europës, bëjnë sikur harrojnë që lumenjtë e tjerë të egër i kanë zbutur për veten e tyre. Kurse këtu e duan të egër. Ne nuk jemi kundër, por këta që e duan Vjosën të egër, duhet të keni parasysh që nuk mund të ndërtojmë një rezervat ku edhe njerëzit t’i egërsojmë për t’ia përshtatur kënaqësisë së tyre për një lum të egër në Europë, por të ndërtojmë një hapësirë për një zhvillim që mbron mjedisin dhe njëkohësisht ushqen shëndetshëm gjeneratat që do t’ia lënë Vjosën trashëgim njëra pas tjetrës. Vjosa është egërsira e fundit lumore që nuk do të hyjë në cirkun e kafshëve të zbutura të sistemit energjetik të Europës. Të gjithë lumenjtë e tjerë janë bërë si ata qentë dhe macet e cirkut që prodhojnë energji”, tha Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori