LAJMI I FUNDIT:

Më i vjetër se Google?! Dhjetë fakte interesante rreth Netflix, të cilat ndoshta ‘do t’ju kapin në befasi’

Më i vjetër se Google?! Dhjetë fakte interesante rreth Netflix, të cilat ndoshta ‘do t’ju kapin në befasi’

Ndoshta ju jeni të njohur me Netflix, si platformë, por a dini për disa nga detajet interesante rreth saj?

Epo, kjo është ajo që ne menduam t’ju sjellim.

Pra, këtu janë disa fakte vërtet mahnitëse në lidhje me Netflix, të cilat ndoshta ‘do t’ju kapin në befasi’:

Një burrë i quajtur Marc Randolph themeloi Netflix. Ideja e krijimit të Netflix erdhi në 1997 kur CEO-themeluesi u ngarkua me një tarifë prej 40 dollarë për një kthim të vonshëm të një kopjeje të VHS të Apollo 13.

Punonjësit janë betuar për fshehtësinë dhe askush nuk e di për vendndodhjen e “magazinave të DVD”.

Blockbuster, një kompani tjetër e DVD me qira refuzoi oferta të shumta për të blerë Netflix, përcjell Telegrafi.

Emri i parë i Netflix në letër ishte Kibble.

Netflix u lejon punonjësve të saj të bëjnë ditë pushimi sa të duan.

Netflix vlerëson se një përdorues shfleton bibliotekën Netflix vetëm për rreth dy minuta, para se të bëjë një zgjedhje ose thjesht të heqë dorë.

Abonentët të paktën shikojnë 2 orë përmbajtje në ditë.

Netflix është një vit më i vjetër se Google! Google filloi më 1998. Gjatë kohëve të hershme të internetit në 1997, Netflix ofroi DVD me qira të pakufizuar përmes postës për një abonim mujor, pastaj filloi të ofrojë shërbime transmetimi në vitin 2007.

Netflix u nominua për Oskarin e tij të parë në vitin 2014. Ishte gjithashtu shërbimi i parë transmetues që fitoi një çmim të madh të Hollivudit.

Njerëzit që kanë fëmijë statistikisht kanë më shumë gjasa të kenë një abonim në Netflix. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pornhub tregon se çfarë kërkuan më së shumti shqiptarët në vitin 2023

Pornhub tregon se çfarë kërkuan më së shumti shqiptarët në vitin 2023

Teknologji
Kishte ndodhur tetorin e kaluar, zbulohen për herë të parë detaje për një nga sulmet kibernetike më serioze ndonjëherë në SHBA

Kishte ndodhur tetorin e kaluar, zbulohen për herë të parë detaje për një nga sulmet kibernetike më serioze ndonjëherë në SHBA

Teknologji
Shfaqen pamjet se si Apple i teston iPhone

Shfaqen pamjet se si Apple i teston iPhone

Teknologji
CEO i Microsoft thuhet se është i shqetësuar për një marrëveshje OpenAI me Apple

CEO i Microsoft thuhet se është i shqetësuar për një marrëveshje OpenAI me Apple

Teknologji
Po shikoni Netflix në telefonin tuaj? Po vjen një veçori shumë e dobishme

Po shikoni Netflix në telefonin tuaj? Po vjen një veçori shumë e dobishme

Teknologji
Videoja e parë praktike e iPhone 12 që tregon sa i vogël është ai

Videoja e parë praktike e iPhone 12 që tregon sa i vogël është ai

Kalo në kategori