LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi i parë nga presidenca pas vendimit për shkarkimin e Metës

Vjen reagimi i parë nga presidenca pas vendimit për shkarkimin e Metës

Këshilltari për media i presidentit të Shqipërisë, Tedi Blushi, e ka quajtur ‘antikushtetues’ dhe ‘qesharak’ vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës.

Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Blushi shkruan se vendimi i sotëm do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit.


“Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit, se si një Kuvend pa opozitë, që edhe pse është shkarkuar me votë nga populli, voton për shkarkimin e një institucioni tjetër! Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partnerët dhe vasalët e oligarkëve, mafia e inceneratorëve, grabitësit e votave, parave dhe të pronave të shqiptarëve, përfshi edhe torollakët e dobishëm, që nuk bënë gjë tjetër sot, veçse plotësuan edhe hapin e fundit të krimit të rëndë zgjedhor të 25 prillit”, ka shkruar Blushi, transmeton KP.

Tutje, ai shkroi se Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë.

“Të paktën veç pensionit të përjetshëm, i siguruat edhe për këtë vit një palë pushime qyl! Bravo ju qoftë, që nuk dolët pa gjë nga kjo shëmti! Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar. Një ftesë e sinqertë edhe për kolegët gazetarë: Merruni me gjëra serioze, zbardhjen, hetimin e plotë dhe dënimin e krimeve zgjedhore!”, ka shkruar ai tutje.

Kuvendi në Shqipëri e shkarkoi Metën me 105 vota për, 7 kundër dhe 3 abstenime.

Vendimi për shkarkim do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të marrë vendim brenda tre muajve.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Lajme
MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Kalo në kategori