LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje në një shtëpi në Kamenicë, marrin laptop, ora dore e parfume

Vjedhje në një shtëpi në Kamenicë, marrin laptop, ora dore e parfume
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në një shtëpi në Kamenicë.

Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur më 28 shkurt, në 16:15.


“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një laptop, tri ora dore, tri parfume dhe para të gatshme”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/