LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje në fshatin Llapushnik, përfshirë edhe kishën “Shën Abrahami”

Vjedhje në fshatin Llapushnik, përfshirë edhe kishën “Shën Abrahami”

Vjedhje të njëpasnjëshme kanë ndodhur në fshatin Llapushnik gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar, përfshi dhe kishën katolike, “Shën Abrahami”, e cila është thyer dhe plaçkitur.

KosovaPress ka qëndruar në vendngjarje ku shihen të kenë dalur njësitet përkatëse policore për të bërë hetimet e rastit në kishën e Llapushnikut.


Ata kanë thënë se dëmet nuk shihen të jenë të mëdha, dhe se plaçkitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit së shtunës.

Përveç grabitjes së kishës, gjatë ditës së djeshme, tre shtëpi të këtij fshati janë plaçkitur, ku kryesisht janë vjedhur kafshë.

Banorët kanë thënë se vjedhje ka pasur dhe më herët, mirëpo tash janë vjedhur vetëm disa lopë.

“Mua më janë vjedhë një lopë, bashkë me dy viça”, tha njëri ndër banorët, ndërsa disa shtëpi më tutje, po ashtu i janë vjedhur dy lopë”, tha një banor.

Ndërsa, pak momente më parë, njëri prej banorëve të lagjes Sopi, Ismet Sopi ka shkruar në Facebook duke e quajtur këtë akt si vandal dhe barbar.

“Është thyer dhe plaçkitur Kisha Shën Abrahami në Llapushnik. Këto janë fotot e para nga vendi i ngjarjes, kurse të tjerat do të paraqiten pas ekzaminimit policor. Në lagje janë plaçkitur edhe disa shtëpi. Hetimi detaj policor do ndriçojë nëse është thjeshtë një plaçkitje ordinere apo fshihet diçka më tepër rreth kësaj ngjarjeje të shëmtuar”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori