LAJMI I FUNDIT:

Vizitoni FASAL sot në ditën e fundit të Swissbau 2024!

Vizitoni FASAL sot në ditën e fundit të Swissbau 2024!

Kjo është thirrja e fundit për të gjithë entuziastët e ndërtimit dhe dizajnit që nuk duan të mbesin pa vizituar shtandin e FASAL në Swissbau 2024, panairin ndërkombëtar të ndërtimit në Zvicër.  

Ky panair sot shënon ditën e fundit ku ekspozuesi nga Kosova, FASAL, do të jetë në dispozicion për të prezantuar linjën e tyre të plote të produkteve të krijuara me pasion, mjeshtri dhe inovacion. 

Stafi i FASAL po pret vizitorët për të shpërndarë informacione rreth projekteve të reja dhe për të ofruar këshilla eksperte mbi zgjidhjet e tyre të ndërtimit.  

Gjatë ditëve të kaluara, panairi ka regjistruar një interesim të lartë ndaj produkteve të FASAL, dhe pritshmëritë janë që edhe sot të jetë një ditë e mbushur me takime frytdhënëse. 

Mos e lini pas dore shansin për të përjetuar produktet dhe shërbimet që kanë bërë FASAL një emër të njohur në industrinë. Sot është momenti për të zbuluar kualitetin që vjen drejtpërdrejt nga zemra e Kosovës.  

Vizitoni stendën e FASAL dhe merrni pjesë në festën e ndërtimit dhe inovacionit që ofron Swissbau 2024!