LAJMI I FUNDIT:

Vizitë pune e nënkryetares bullgare, Iliana Malinova-Jotova në Maqedoni

Vizitë pune e nënkryetares bullgare, Iliana Malinova-Jotova në Maqedoni

Nënkryetarja e Republikës së Bullgarisë, Iliana Malinova-Iotova do të vizitojë sot Republikën e Maqedonisë.

Në një intervistë të saj, Iotova ka deklaruar se gjithnjë e kanë mbështetur dhe garantuar Maqedoninë që të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.


Ajo ka deklaruar se mbështet pozitën e Kishës Ortodokse Bullgare, duke shtuar se vizita e saj në Maqedoni ka karakter pune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nënkryetarja bullgare do të takohet kryekuvendarin Talat Xhaferi dhe me figura tjera politike./Telegrafi/