Vetëm tetë ditë kanë mbetur deri në ardhjen në Kosovë të princit të Walesit, Charles, bashkë me bashkëshorten e tij, Camila, dukeshë e Cornwallit.
Pas 17 vjetësh kur ishin në Kosovë, vizita e tyre në Kosovë është planifikuar të realizohet në datat 18 dhe 19 mars.
Lajmi.net mëson se jo të gjithë do të kenë rastin të jenë afër princit dhe dukeshës, e aq më pak tu flasin atyre apo qoftë edhe t’i përshëndesin.
Kjo për faktin se protokolli i kësaj vizite i përpiluar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, bazuar edhe në rregullat strikte që ka Pallati Mbretëror, nuk lejon qasje të personave të paautorizuar dhe pa verifikuar në takime, por as në afërsi.
Madje për të ndjekur nga afër vizitën e princit Charles, nuk do të lejohen të jenë prezent të gjitha mediat kosovare apo të rajonit dhe as të gjithë gazetarët.
Lajmi.net mëson se ata që do të lejohen, duhet të ndjekin udhëzime strikte, qoftë edhe për një përshëndetje me princin e Walesit.
Që të jenë prezent në vizitën mbretërore, Ambasada Britanike para një jave u ka dërguar personave të caktuar, formularin përkatës të cilin duhet plotësuar.
Por kjo nuk do të thotë se ai që merr formular edhe do të akreditohet për të qenë afër çiftit mbretëror, pasi ambasada rezervon të drejtën e refuzimit të akreditimit.
Nga 1 marsi deri me 7 mars, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë i ka shpërndarë aplikacionet për mediat dhe personalitetet e përzgjedhura për akreditim.
Ky afat ka përfunduar të hënën me 7 mars në orën 12:00.
Ky është aplikacioni i dërguar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë që kërkohet për akreditim
Për mediat, me aplikacionin që duhet plotësuar për t’u akredituar, duhet pasur përveç fotografive, edhe numrin e pasaportës apo atë personal, dhe të dhënat e tjera të personit të caktuar, përfshirë edhe detajet e tjera që ndërlidhen me median ku punon.
Princi i Wallesit dhe Dukesha e Cornwellit do të vizitojnë Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën nga data 14 – 19 mars 2016.
Në Kosovë, agjenda e tyre përfshin një ceremoni ku do të vendosin kurora me lule për të pagjeturit e luftës në Kosovë pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë.
Dukesha e Cornwallit dhe presidentja Jahjaga do të takohen edhe me të mbijetuarat e dhunës seksuale për të dëgjuar për sfidat me të cilat janë përballur ato në kërkim të drejtësisë, si dhe për punën e Këshillit Kombëtar udhëhequr nga presidentja.
Ky është udhëzimi i ambasadës rreth aoplikimit për akreditim
Princi do të vizitojë edhe Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.
Po ashtu do të nderojë edhe personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë me një ceremoni në selinë e KFOR-it.
Vizita parashikon edhe një vizitë të Dukeshës së Cornwellit në Fushë-Kosovë me fokus te integrimi i grupet e margjinalizuara në shoqëri.
Princi vjen për herë të tetë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Kosovën e viziton për herë të parë që nga shtatori i vitit 1999./lajmi.net/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës