LAJMI I FUNDIT:

Vizbegu me infrastrukturë të shkatërruar, banorët: Paguajmë tatimet, s’kemi rrugë

Vizbegu me infrastrukturë të shkatërruar, banorët: Paguajmë tatimet, s’kemi rrugë

Banorë të lagjes Vizbeg në Shkup jetojnë në kushte të rënda. Rrugët janë të paasfaltuara dhe me gropa. Mungesa e infrastrukturës, vështirësi më të mëdha u shkakton personave me invaliditet të cilët nuk mund të lëvizin karrocën e tyre nëpër rrugët me gurë. Për këtë arsye, ata detyrohen të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi nëse nuk ka kush i shoqëron.

“Unë e kam djalin me hendikep, i kategorisë së rëndë është, Blerim Luta quhet. Kushtet jo të volitshme për djalin, në rrugë nuk mund ta nxjerr, tepër ka pluhur. Ka pas karrocë elektrike, jam detyruar me ja largu, dy tre herë ka qenë duke u rrëzuar, tash e ka karrocën e thjesht. Nganjëherë po e nxjerr jashtë, patjetër duhet të jem prezent me të, djali nuk fol. Kisha me kërku prej komunës që të marrin përgjegjësi ta asfaltojnë”.


“Problemi është i mëhershëm këtu. Kemi bë lutje, kemi bë kërkesa, nuk na janë përgjigjur si duhet. Kemi mbet as me komunë të Butelit, as me të Shutkës. Na kanë nda, na kanë bë pikë e pesë. Të gjitha janë me financimin tonë, vetëm kjo rrugë ka mbet. Nuk durohet pluhuri verës, dimrit balta. Jemi mundu ta shtrojmë dy tre herë, me rregullu pak por nuk e mban, kot është”.

Banorët, thonë të revoltuar se autoritetet përgjegjëse i kujtojnë ata vetëm në periudhë parazgjedhore ose kur duhet paguar detyrimet ndaj komunës.

“Njëri thotë jeni me komunën Shutkë, tjetri me Butel, ai tjetri me Çair, njeri me tjetrin nuk flet se duhet ta rregullojnë rrugë. Për para mos u frikëso, të gjejnë kudo që të jesh, edhe në Hënë. Kështu kemi me lënë, le të qeshin të gjithë me ne. Me pas para e kishim shtruar me qilim”.

Nga komuna Shuto Orizarë thanë se rruga 3 i takon komunës së Butelit. Nga kjo e fundit nuk morëm asnjë sqarim. Përveç rrugëve të pa asfaltuara, një pjesë e Vizbegut ballafaqohet edhe me mungesë uji, posaçërisht gjatë sezonit të verës. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori