Marrëdhënia e Vivien Thanos dhe Getinjos e krijuar brenda Big Brother VIP Kosova ka qenë shumë e komentuar këtë kohë.

Dyshja, të cilët po shijojnë një lidhje dashurie brenda shtëpisë, ditë më parë patën një zënkë me njëri-tjetrin.


Të njëjtit duket se kanë sqaruar çdo gjë dhe se tani po qëndrojnë bashkë çdo moment.

Screenshot 11 36 Foto: Screenshot/Instagram

Së fundmi, Vivien shihet duke i dhuruar tërë kohën puthje përqafime Getit, derisa ai ishte duke përgatitur patate për banorët.

Pavarësisht tensioneve, ata duket se kanë lënë inatin anash dhe se po kalojnë momente të bukura.

Screenshot 12 34 Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta ditë më parë kishte folur për romancën me Getinjon, ndërsa shtoi se prindërit e saj nuk janë mësuar që ajo të dalë më një djalë me tatuazhe.

Vivien për publikun u bë më e njohur nga formati i dashurisë “Love Story”. /Telegrafi/