Vitor Roque pritet të largohet përfundimisht nga Barcelona dhe të bëjë hap mbrapa në karrierë

Barcelonës i është ofruar mundësia për ta shitur kartonin e sulmuesit brazilian Vitor Roque në fillim të vitit 2025. Blaugranasit u pajtuan për një marrëveshje huazimi që e dërgoi të tek Real Betisi në fillim të këtij sezoni, me reprezentuesin brazilian që ishte i etur të largohej nga Katalonia. Të dy palët ishin të pajtimit për të mos shkëputur lidhje plotësisht, teksa drejtuesit e klubit kishin besim se në të ardhmen do të krijohej një vend në ekip për 19-vjeçarin. Marrëveshja me Betisin përfshin gjithashtu një klauzolë për të negociuar shitjen e përhershme të kartonit të tij në fund të sezonit aktual, ose zgjatje të huazimit edhe për sezonin 2025/2026.

Kjo marrëveshje mund të përfshijë një shumë prej 20 milionë eurosh dhe bonuse varësisht nga paraqitjet e tij, por kjo do t’i krijonte Barçës humbje në krahasim me 31 milionë eurot e paguara për transferimin e tij. Fillimi i tij i shkëlqyer tek Real Betisi ka ‘ringjallur’ shpresat e një ribashkimi të mundshëm tek Barcelona në 2025, por situata e tyre e vështirë financiare mund të bëjë që Roque të shitet për të siguruar fonde./Telegrafi/


















































