LAJMI I FUNDIT:

Vitin e ardhshëm Volvo do të nxjerrë veturën e fundit me naftë

Vitin e ardhshëm Volvo do të nxjerrë veturën e fundit me naftë

Vetura e fundit e Volvo-s me naftë do të dalë në treg vitin e ardhshëm derisa prodhuesi suedez i automjeteve po shkon drejt një të ardhmeje tërësisht elektrike.

Prodhuesi suedez i makinave po e kalon me shpejtësi linjën e saj me një gamë të plotë të automjeteve elektrike, transmeton Telegrafi.


“Nuk ka të ardhme afatgjate për makinat me motor me djegie të brendshme”, shpjegoi Henrik Green, shefi i teknologjisë së Volvo-s në mars të vitit 2021.

Volvo ishte një nga prodhuesit e parë të vjetër të automjeteve që njoftoi angazhimin e saj për t’u bërë një kompani makinash tërësisht elektrike deri në vitin 2030.

Nga ai vit, prodhuesi suedez i automjeteve planifikon të shesë vetëm makina plotësisht elektrike, duke hequr gradualisht automjetet ICE, duke përfshirë hibridet. /Telegrafi/