LAJMI I FUNDIT:

Vitia nga vizita në Podujevë: Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës nuk ka efekte anësore

Vitia nga vizita në Podujevë: Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës nuk ka efekte anësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka vizituar një shkollë në Letanc të Podujevës, ku janë duke u dhënë vaksinat për vajzat e klasave të gjashta kundër Human Papilloma Virusit.

Vitia tha se vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës tashmë ka hyrë në kalendarin e vaksinave dhe është e obliguar.


“Po fillojmë më vaksinimin e klasave të gjashta, e cila parandalon kancerin e qafës së mitrës. Me punën që është bërë nga Instituti një pjesë e madhe e sëmundjeve janë zhdukur në Kosovë dhe fëmijët rriten pa këto sëmundje.

Dje në Prishtinë ka filluar vaksinimi i vajzave dhe ky është një lajm mjaft i mirë. Mbi 80 për qind e vajzave e kanë marrë vaksinën dje. Ministria ka investuar 5 milionë më shumë këtë vit, jo vetëm për këtë vaksinë por edhe për dy vaksina tjera. Ju lutem prindër që të gjitha vajzat e klasave të gjashta të vaksinohen kundër  sëmundjes së rrezikshme”, tha ministri.

Ai ka thënë se kjo vaksinë nuk ka aspak efekte anësore dhe nuk trajton po parandalon një sëmundje shumë të rrezikshme siç është kanceri i qafës së mitrës. /Telegrafi.