LAJMI I FUNDIT:

Vitia: MSh-ja shpenzoi 5 milionë euro për përballje me COVID-19

Vitia: MSh-ja shpenzoi 5 milionë euro për përballje me COVID-19

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka raportuar për 100 ditshin e tij si ministër.

Vitia ka thënë se përballja me pandeminë më të madhe në këto 100 ditët e fundit ka thënë se nuk ka qenë e lehtë.


Ministri në detyrë ka thënë se mbi 90 për qind e punëve të Ministrisë së Shëndetësisë kanë qenë të lidhura me pandeminë.

Ai ka treguar të gjitha vendimet që kanë marrë për të parandaluar përhapjen e këtij virusi dhe përballjen me të.

Vitia ka bërë të ditur se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga 8 shkurti e deri më sot janë testuar mbi 10 mijë mostra të dyshimta.

“Nga data 8 shkurt 2020 e deri më sot në laboratorin e IKSHPK-së, janë testuar mbi 10 mijë mostra të dyshimta me COVID-19, ku pozitiv kanë rezultuar 919 raste, janë shëruar 29 vdekje dhe janë shënuar dhe 671 persona”, ka thënë Vitia.

Vitia tha se si ministri gjatë kësaj periudhe kanë shpenzuar 5 milionë e 10 mijë e 421 euro.

Ai ka bërë të ditur se si ministri kanë pasur vështirësi në furnizim me pajisje mbrojtëse për tu përballur me këtë pandemi.

Vitia po ashtu ka përmendur edhe donatorët e shumtë të cilët kanë ndihmuar.

“Mbështetje kanë dhënë edhe shumë donatorë, Komisioni Evropian i cili ka ndarë 5.2 milion euro, SHBA me 1.1 milionë euro. Kontribut të çmuar ka dhënë edhe Republika e Japonisë, OBSH, Turqia, UNICEF dhe shumë organizata dhe shtete tjera”, tha Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori