LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Listat e pritjes janë pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, po punojmë në reduktimin e tyre deri në 50 për qind

Vitia: Listat e pritjes janë pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, po punojmë në reduktimin e tyre deri në 50 për qind

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur për listat e pritjes së pacientëve për të marrë shërbime në klinikat e QKUK-së.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi, Vitia ka thënë se gjatë vitit 2022 është arritur që në disa klinika të caktuara të reduktohen listat e pritjes siç është rasti në Klinikën e Oftalmologjisë dhe në Klinikën e Gastroenterologjisë.


“Për sëmundje të caktuara kryesisht të natyrës kirurgjike prej vitesh janë caktuar lista të  gjata pritjes ku pacientët presin me muaj e në raste të caktuara edhe me vite në kryerjen e shërbimeve mjekësore siç është rasti me sëmundjen e venave varikoze në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare apo protezat e gjurit dhe kërdhokullës në Klinikën e Ortopedisë. Në këto klinika lista e pritjes daton prej vitesh dhe padyshim se pandemia e COVID-19 ka rënduar edhe më shumë këtë gjendje”, ka thënë Vitia, transemton Telegrafi.

Ministri ka shtuar se synimet janë që listat e pritjes të reduktohen deri në 50%.

“Në Klinikën e Kardiologjisë ka filluar evidentimi dhe prioritizimi i rasteve dhe është duke u analizuar edhe ofrimi shërbimi i kardiologjie në dy ndërrime për të reduktuar listën e pritjes. Në këtë klinikë është funksionalizuar edhe shërbimi i elektrofiziologjisë dhe nuk ka referime më jashtë vendit për këto shërbime”, u shpreh Vitia.

Vitia ka theksuar se në Klinikën e Radiologjisë nuk ka listë të pritjes për këto shërbime: biopsi, mamografi dhe CT apo tomografi të kompjuterizuar

“Kemi listë të pritjes për rezonancë afërsisht 10 muaj për rastet elektive dhe jo onkologjike. Listë që është trashëguar dhe është përkeqësuar edhe nga pandemia dhe vërshimet që ndodhen në këtë klinikë e cila afërsisht 6 muaj ka qenë jashtë funksionit”, tha Vitia.

Vitia: Ka shumë mungesa në kushtet bazike në spitalet tona, do të përfundojmë ligjin për shëndetësi dhe sigurime shëndetësore
Lexo po ashtu Vitia: Ka shumë mungesa në kushtet bazike në spitalet tona, do të përfundojmë ligjin për shëndetësi dhe sigurime shëndetësore

Ministri foli edhe për funksionalizimin e rezonancës magnetike edhe në Spitalin e Pejës dhe Prizrenit.

“Në fund të muajit janar është funksionalizuar rezonanca magnetike në Onkologji, në Spitalin Pediatrik në QKUK dhe është në përfundim të funksionalizimit edhe rezonanca në Spitalin e Pejës dhe sipas bordit po punohet intensivisht që të vihet në funksion në fund të këtij muaji. Gjithashtu për këtë  vit është në planifikim edhe funksionalizimi i rezonancës magnetike edhe në Spitalin e Prizrenit”, u shpreh ai.

Ministri gjithashtu bëri të ditur se në Klinikën e Gastroenterologjisë lista e pritjes ka qenë deri në 8 muaj për gastroskopi dhe kolonoskopi, por aktualisht krahas furnizimit me pajisje mjekësore koha e pritjes tani është rreth 2 javë, transmeton Telegrafi.

“Në Klinikën e Oftalmologjisë lista e pritjes është vetëm për trajtimin e katëraktës afërsisht 5 muaj, ndërkaq për shërbime tjera nuk ka listë të pritjes. Në këtë klinikë në dy vitet e fundit është reduktuar edhe referimi i pacienteve për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore për disa shërbime që kanë ndikuar në kursim të buxhetit të shtetit për rreth 1.5 milionë euro në vit”, deklaroi Vitia.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi, Vitia shtoi se listat e pritjes janë zakonisht si pasojë e numrit të vogël të anesteziologëve, problematik kjo që nuk mund të zgjidhet për një kohë deri në stabilizim e resurseve njerëzore.

“Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare ka fillua reduktimi i listës së pritjes pas funksionalizimit të pajisjes për trajnimin e venave me radiofrekuencë për të cilin shërbim nuk ka nevojë për anesteziolog Bordi drejtues ka raportuar së fundmi se aktualisht janë mbi 100 vende të lira në QKUK që do të plotësohen së shpejti me rekrutimin e stafit të ri kryesisht infermierë për të cilët kanë nevojë më shumë klinikat”, tha Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori