LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Hapja e plotë e kafeterive shqyrtohet pas 1 qershorit

Vitia: Hapja e plotë e kafeterive shqyrtohet pas 1 qershorit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka thënë se do të bëhet një analizë e re epidemiologjike para se të vendoset hapja e kafeterive dhe disa aktiviteteve tjera biznesore.

“Nuk besoj se do të ketë ndonjë vonesë në hapjen aktiviteteve të planifikuara nga 1 qershori duke përfshirë edhe kafiteritë, por mbetet të bëhet një analizë”.


Sa i përket hapjes të kufijve, Vitia ka thënë se kjo çështje nuk do të varet vetëm nga Kosova.

Ai ka folur edhe për mundësinë e hapjes së një pjese të klasëve shkollore pas analizimit të ecurisë së epidemisë në këtë fazë.

“Jo të gjitha klasët, por sidomos klasët e nënta dhe ato të dymbëdhjeta dhe sigurisht edhe për çerdhet jemi në diskutim me Ministrinë e Arsimit”.

Vitia ka thënë se është lajm i mirë që sot nga lista e parë e 83 të testuarve nuk ka asnjë të infektuar me coronavirus./Telegrafi/