LAJMI I FUNDIT:

Vitia hap pika të shitjes për shoqatat e grave dhe prodhuesit e vegjël

Vitia hap pika të shitjes për shoqatat e grave dhe prodhuesit e vegjël

Në kuadër të projektit “Interdev 2”, financuar nga ADA, Komuna e Vitisë dhe UNDP përuruan sot 13 kioska në Viti, të cilat do të shërbejnë si pika shitëse shoqatave të grave dhe prodhuesve të vegjël në komunë, duke mbuluar objektivat ekonomikë dhe socialë.

Projekti krijon mundësi që prodhuesit vendas të promovojnë prodhimet e tyre, të kenë hapësirë për shitje gjatë gjithë vitit dhe të fitojnë më shumë të ardhura.


Me këtë rast, prodhuesit vendorë patën rastin të shfaqin prodhimet e tyre, duke u dhënë vizitorëve një mundësi për të parë dhe blerë gjësende të ndryshme bujqësore dhe artizanale.

Në ngjarje ishin të pranishëm edhe Sokol Haliti, kryetari i komunës së Vitisë, Ulrika Richardson, koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së dhe Gunther Zimmer, shef i ADA-së për Kosovë të cilët u shprehën me fjalë miradije për këtë iniciativë dhe projektin në përgjithësi.

Që nga viti 2014, projekti ka mbështetur banorët e komunave të Dragashit, Shtërpcës si dhe të Vitisë gjatë fazës së dytë, për të zhvilluar aftësi të reja, gjetur punë, rritur prodhimin bujqësor, dhe për të gjeneruar më shumë të ardhura për komunitetet lokale. /Telegrafi/