LAJMI I FUNDIT:

Vitia: 250 euro shtesa për inspektorët, zero tolerancë në rastet kur ka shkelje dhe drejtësi selektive

Vitia: 250 euro shtesa për inspektorët, zero tolerancë në rastet kur ka shkelje dhe drejtësi selektive

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia jatë së premtes vizitoi stafin e Inspektoratit Shëndetësor dhe Inspektoratin Farmaceutik.

Gjatë këtij takimi, Ministri Vitia i njoftoi të pranishmit se kërkesat të cilat janë parashtruar nga ky institucion me qëllim të rritjes së performancës, tashmë janë realizuar.


“Duke e pasur parasysh rëndësinë vitale të punës së Inspektoratit, me prioritet kam trajtuar të gjitha kërkesat të cilat do të ndikojnë në performancën e këtij institucioni për mbrojtjen e shëndetit publik. Nga muaji shtator, të gjithë inspektorët do të marrin shtesa prej 250 eurove. Këto shtesa do të jenë në vazhdimësi. Po ashtu, në fazën finale është procesi i rekrutimit të tridhjetë e tre (33) inspektorëve, prej të cilëve 25 në Inspektoratin Shëndetësor, ndërsa tetë (8) në Inspektoratin Farmaceutik. Planifikimet janë që të krijohen 42 pozita të reja, të cilat do të rrisin dinamikën e punës dhe cilësinë e performancës”, tha  Vitia gjatë këtij takimi.

Ministri kërkoi angazhim të shtuar, ndërsa tha se nuk do të ketë tolerancë në rastet kur ekziston dyshimi për drejtësi selektive.

“Me rritjen e numrit të inspektorëve dhe të shtesave në pagë, si dhe me plotësimin e kushteve të punës, presim angazhim maksimal në zbatimin e ligjit për të gjithë njëjtë”, tha ministri Vitia.

Në këtë takim, U.D e udhëheqëses së Inspektoratit Shëndetësor, Nora Kursani – Demjaha dhe udhëheqësja e Inspektoratit Farmaceutik, Remzije Thaçi, raportuan për inspektimet e realizuara.

Ministri u njoftua se gjatë këtij viti janë realizuar 635 inspektime, prej të cilave 115 gjatë muajit të kaluar nga Inspektorati Farmaceutik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori