LAJMI I FUNDIT:

Viti në një fjalë: Barbenheimer

Viti në një fjalë: Barbenheimer
Kolazhi: FT

Nga: Stephen Bush / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Zakonisht, mesi i verës është koha kur studiot e mëdha të filmit nxjerrin prodhimet fitimprurëse: filmat për të cilët kanë shpenzuar më shumë para dhe që kanë shpresat më të larta në aspektin komercial.


Për këtë vit kjo do të thotë se [filmi] Oppenheimer – biobiku për fizikanin që ia dha botës bombën atomike – dhe [filmi] Barbie – historia ironike e një bote të trilluar të sunduar nga kukullat plastike – ndanë së bashku kohën e njëjtë të premierës.

Memet që nxisnin garën dhe dallimet e supozuara midis audiencës së synuar të të dy filmave (burra seriozë të shkencës me kostume të errëta për Oppenheimer-in, gra të veshura në ngjyrën rozë për Barbie-in) çuan në shakat e përhapura rreth Barbenheimer-it: përvoja – një pas një – e shikimit tri orësh të polemikës bërthamore dhe komedisë dy orë e gjysmë të gjatë për lodrën [e kompanisë] Mattel.

Për disa, shakaja ishte mundësi për argëtim të lehtë – ndërsa, për ekipet e marketingut u bë shans për të shtuar vëmendjen që kishte të bënte për filmat e tyre. Por, kinofilët e tjerë e morën këtë shumë seriozisht, me 200 mijë njerëz që i panë të dy filmat në ditën e premierës vetëm në ShBA, dhe shumë të tjerë që vendosën t’i shihnin të dy filmat në tandem.

Suksesi financiar i të dy pjesëve të Barbenheimer-it ishte pjesë e ndryshimit të lojës në ekranin e argjendtë. Filmat me superheronj, kaq dominues që nga publikimi i Iron Man-it më 2008, kohët e fundit kanë pasur vështirësi në nxjerrje të profitit. Rezultati i ri i përfitimit të Hollivudit duket se është jehonë për historitë e kohëve të fundit dhe për lodrat me të cilat jemi rritur: ngjitur mes Barbie-it (në vendin e parë) dhe Oppenheimer-it (në vendin e tretë) në arkat globale të vitit 2023 rri ulur edhe The Super Mario Bros Movie.

Sa i përket pyetjes së cilës duhet ta shihni së pari: përgjigjja është e qartë. Duhet të shikoni Oppenheimer-in, pastaj Barbie-in: sepse bota e Barbie-it është ajo që e krijoi Oppenheimer-in. /Telegrafi/