LAJMI I FUNDIT:

Viti i ardhshëm shkollor me tekste të reja

Viti i ardhshëm shkollor me tekste të reja

Pas të gjitha gjetjeve për gabime në tekstet shkollore, ku përfshihet gjuha diskriminuese për kategori të caktuara të shoqërisë dhe gabime të tjera shkencore e historike, Ministria e Arsimit është në proces të hartimit të teksteve të reja shkollore për nivelin para universitar.

Sipas analizave të bëra viteve të fundit për lëndët: Histori, Biologji, Psikologji, Sociologji dhe Edukatë Qytetare, janë gjetur mbi 100 raste që këto tekste përmbajnë gjuhë diskriminuese e përjashtuese.


Trina Binaku nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, tha për Radio Kosovën, se pas këtyre gjetjeve i është rekomanduar Ministrisë së Arsimit të hartohen tekste të reja, duke i vlerësuar ato nga ana e ekspertëve.

“Mund të arsyetohen me faktin që ka filluar grupi punues për tekste shkollore, por po ecë shumë ngadalë dhe marrëveshjet e tyre me shtëpitë botuese janë problematike. Shumë nga këto libra përmbajnë fakte shkencore që nuk janë fakte, ku asnjëri prej tyre nuk ka ndonjë referencë, si p.sh kujt i është referuar paragrafi “Femra kanë tendenca më shumë te jenë ambicioze dhe depresive”, ka thënë Smajli.

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, deklaroi  për Radio Kosovën se tashmë dorëshkrimet e para të teksteve të reja, janë dorëzuar në Ministri dhe deri në fund të dhjetorit, do të dorëzohet edhe pjesa e dyte.

Ai bëri të ditur se për tekstet e reja do të përkujdesen recensentët, të cilët do të zgjidhen nga një komision ekspertësh.

“Recensentët do të jenë ata që do të marrin vendim se cila libër i plotëson kriteret në përputhshmëri me kurrikulat që tashmë i kemi në zbatim. Të gjitha dobësitë që janë vërejtur me vite, ne do t’i kemi tekstet e reja dhe recensenti e ka për obligim për të parë që janë eliminuar ato dobësi, qoftë edhe gabime materiale që kanë ekzistuar, qoftë edhe për shumë fjali fyese për kategori të ndryshme”, ka thënë Bytyqi.

Ministri Bytyqi, tha se tekstet e reja do të jenë të gatshme të shpërndahen nëpër shkolla për vitin e ri shkollor 2019/2020. Përveç tyre, do të ketë edhe tekste ndihmëse për mësimdhënësit për të lehtësuar punën e tyre me materiale shtesë dhe një udhëzues përdorimi.

Bytyqi bëri të ditur se tashmë është hartuar edhe draftligji për tekste shkollore, i cili është në diskutim publik dhe se së shpejti, do të jetë në Qeveri për miratim.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori