LAJMI I FUNDIT:

Viti 1999: Vizita e Kofi Annan në Kosovë

Viti 1999: Vizita e Kofi Annan në Kosovë

Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka vizituar Kosovën në tetor të vitit 1999, ku kishte një takim me përfaqësuesit politikë shqiptarë dhe serbë të Kosovës, si dhe me drejtuesit e KFOR-it.

Ai fillimisht është pritur në Aeroportin e Prishtinës, nga kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner, për të vazhduar në Prishtinë ku është pritur nga mijëra qytetarë. Në Kuvendin e Kosovës ka zhvilluar një takim të përbashkët me Ibrahim Rugoven, Hashim Thaçin, përfaqësues serb dhe kishës katolike serbe, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe UNMIK-ut.

Annan ishte i pari afrikan i zi që mori detyrën e lartë, duke shërbyer nga viti 1997 deri në vitin 2006 në krye të organizatës ndërkombëtare më të rëndësishme në Glob, ku në dy mandate ushtroi detyrën si sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, transmeton KP.

Kofi Annan ishte në krye të Kombeve të Bashkuara në periudhën e luftës 1998-1999, kur komuniteti ndërkombëtar ndërhyri për t’i dhënë fund terrorit të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë.

Më 20 maj të vitit 1999 ai mbërriti në Kukës, ku vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë.

“Kam dëgjuar histori prekëse nga kosovarët që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe janë në ankth”, tha ai.

Ai megjithatë vlerësoi gjendjen e kampeve dhe mikpritjen, që u rezervua për kosovarët.

“Kjo tregon butësinë e shpirtit njerëzor,” deklaroi atëherë ai për mënyrën se si populli I Kukësit priti vëllezërit shqiptarë të Kosovës.

Në librin autobiografik “Një jetë në luftë dhe paqe,” të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, një vend ka zenë edhe lufta në Kosovë. Duke rikujtuar sulmin e Serbisë mbi Kosovën, Annan thotë se “fushata (serbe) para se gjithash kishte një qëllim: të largojë dhe të vrasë sa më shumë shqiptarë të Kosovës”.

Në librin autobiografik “Një jetë në luftë dhe paqe,” të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, një vend ka zenë edhe lufta në Kosovë.

Duke rikujtuar sulmin e Serbisë mbi Kosovën, Annan thotë se “fushata (serbe) para se gjithash kishte një qëllim: të largojë dhe të vrasë sa më shumë shqiptarë të Kosovës”.

Ish-shefi i OKB-së përmend pastaj fjalimet e tij të ndryshme para, gjatë dhe pas intervenimit të NATO-së duke e bërë të qartë se, ndonëse në një pozitë “neutrale” ai megjithatë mbështeste ndërhyrjen ushtarake dhe këtu bën një analogji me, siç thotë ai, “intervenimin e kirurgut për shpëtimin e jetës”.

Kofi Annan, ishte fituesit të Çmimit Nobel për Paqe për punën e tij humanitare, si dhe të dërguarit të posaçëm të KB për Siri, ku i priu përpjekjeve për një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Ai ka vdekur sot në moshën 80 vjeçare. Ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori