LAJMI I FUNDIT:

Viti 1914 dhe Shqipëria në kaos

Viti 1914 dhe Shqipëria në kaos

Studiuesi i historisë, Armand Plaka ka kujtuar sot “Atentatin e Sarajevës”, ndodhur 105 vite më parë, më 28 qershor 1914.

Në profilin e tij në Facebook, teksa ka publikuar edhe disa foto, ai shkruan se Shqipëria në atë kohë, e vogël dhe e brishtë, ndodhej tërësisht në kaos, duke u marrë me sfida që nuk i kishte njohur më parë.


Në foto e publikuara marrë nga arkiva e shtypit austriak të kohës, në njërën prej tyre, studiuesi shkruan se shihet Isa Boletini, teksa i zgjat një mesazh të shkruar personalisht Princ Vidit në lidhje me ofensivën kundër kryengritësve islamikë që kishin rrethuar qytetin.

Në faqet e shtypit francez, duket qartazi një reportazh botuar pikërisht më 28 qershor 1914 me titull “Çështja Shqiptare”, ku shihen në foto edhe përpjekjet e Ushtrisë shqiptare dhe të vullnetarëve për të mbrojtur qytetin nga rebelët.
Në një të përditshme austriake të datës 19 qershor 1914, shohim vullnetarë rumunë që ishin nisur drejt Durrësit, ndërsa po prisnin në stacionin hekurudhor të Budapestit nën komandën e Kapiten Kristeskut.
Ne foton e pare shihet Isa Boletini, teksa i zgjat një mesazh të shkruar personalisht Princ Vidit në lidhje me ofensivën kundër kryengritësve islamikë që kishin rrethuar qytetin. Në foton e dytë shihen anëtarë të Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK) gjatë një këshillimi rreth gjendjes në të cilën ndodhej “Mbretëria” në ato ditë. Në foton e tretë, diçitura shënon: Princesha (Sofia) duke shkuar në barakën e spitalit, për të vizituar të plagosurit.