LAJMI I FUNDIT:

Vitaminat dhe astma

Vitaminat dhe astma

Marrja e ulët e vitaminave mund të shtojë rrezikun dhe seriozitetin e simptomave të astmës, tregon një studim i ri.

Shkencëtarët kanë analizuar rezultatet e 40 studimeve të zhvilluara ndërmjet viteve 1980-2007, me ç’rast kanë arritur të zbulojnë se personat me astmë konsumojnë shumë më pak vitaminë A gjatë ditë në krahasim me personat e shëndoshë, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, në hulumtimin e publikuar në revistën “Thorax”, është treguar se personat me simptoma serioze të astmës kishin marrë 50% më pak vitamina sesa personat me simptoma më të lehta.

Vitamina A, më së shumti gjendet në pataten e ëmbël, karotë, spinaq, lakër jeshile dhe perime të tjera me gjethe, pjepër, kajsi dhe kunguj. Disa mëlmesa po ashtu janë të pasura me vitaminën A, dhe mes tyre kryesisht ato që janë krijuar nga specat e thatë.

Në këtë analizë, veç tjerash është vërtetuar edhe lidhja ndërmjet nivelit të ulët të vitaminës C dhe rrezikun për shfaqjen e astmës.

Vitamina C gjendet në frutat dhe zarzavatet, veçanërisht në frutat e freskëta si: portokalle, mandarina, pjepër, banane, pjeshkë, domate dhe speca. Në perime gjendet në ato me gjethe jeshile si: spinaqi, lakra, lulelakra dhe brokoli.

Ky inflamacion shkakton episode të herëpashershme me fishkëllima dhe shtrëngim në gjoks, marrje fryme, kollë, veçanërisht natën ose herët në mëngjes etj.

Shkaktarët e astmës, si edhe të sëmundjeve tjera atopike, janë alergjenët e ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit. Këtu hyn në rend të parë pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje.

Trajtimi i astmës është mjaft kompleks dhe i vështirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori