LAJMI I FUNDIT:

Vita uron vitin e ri shkollor duke gëzuar mbi 20 mijë fëmijë me fletore dhe orar shkollor

Vita uron vitin e ri shkollor duke gëzuar mbi 20 mijë fëmijë me fletore dhe orar shkollor

Qumështorja Vita në vazhdimësinë e aktiviteteve të saj kësaj radhe ishte pjesë e javës më të rëndësishme për të gjithë ata nxënës që filluan vitin e parë shkollor.

Për t’i uruar të vegjlit për një vit të mbarë shkollor dhe suksese në mësime, atyre ju dhurua nga një fletore si dhe orar Vita.

Qumështorja Vita ka vizituar të gjitha shkollat e Kosovës,ku me këtë rast janë gëzuar mbi 20,000 fëmijë në fillimin e rrugëtimit të tyre drejt edukimit dhe ardhmërisë se tyre.

Buzëqeshja dhe gëzimi i fëmijëve të cilët pranuan këto dhurata na shtyjnë neve si Qumështorja Vita që t’i vazhdojmë aktivitetet e tilla edhe në të ardhmen, theksuan zyrtaret nga kjo kompani.