LAJMI I FUNDIT:

“Vita” reagon pas padisë së VV-së ndaj Komunës së Prishtinës

“Vita” reagon pas padisë së VV-së ndaj Komunës së Prishtinës

Qumështorja “Vita” përmes një njoftimi për media, ka reaguar lidhur me kallëzimin penal që ka dorëzuar sot Lëvizja Vetëvendosje ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, lidhur me  tenderin e qumështit që ju shpërndahet fëmijëve në shkolla.

Në këtë kallëzim penal përmendet edhe qumështorja “Vita”, e cila ka bërë të ditur se ka ndërmarrë masa ndaj zyrtarëve të kësaj partie.


Sipas Vitas, tenderi të cilit i referohen zyrtarët e VV-së, ai i furnizimit me qumësht, nuk sjellë përfitime financiare për kompaninë e tyre.

Ahmeti: Kur je kryeministër e nuk pajtohesh me Albinin, je kriminel e vrasës me 80 dosje
Lexo po ashtu Ahmeti: Kur je kryeministër e nuk pajtohesh me Albinin, je kriminel e vrasës me 80 dosje

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendoske, sot dorëzuan në Prokurori kallëzimin penal ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për lidhje të kontratës së dëmshme, ku sipas tyre Ahmeti ka keqpërdor  530 mijë € në tenderin për furnizim me qumësht për nxënësit e klasave I-V.

Për këtë ka reaguar edhe Shpend Ahmeti i cili ka thënë se nuk ka pasur asgjë të bëjë me keqpërdorim, dhe se kjo është luftë e VV-së ndaj tij.

Më poshtë reagimi i plotë i “Vita-s”:

Qumështorja Vita”, njofton opinionin publik se do të ndërmarrë masat e duhura ligjore kundër shpifjeve të bëra nga disa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. 

Jemi njoftuar nga mediat  që emri i kompanisë sonë përmendet në një kallëzim penal me motive politike, të dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Kjo është bërë nga një zyrtar i kësaj partie i cili, sipas raportimeve të mediave, ka qenë i suspenduar nga pikërisht “Vetëvendosja” për abuzime në detyrë dhe keqpërdorime financiare.

Ne kërkojmë publikisht nga udhëheqësit e këtij subjekti politik që të mos keqpërdorim emrin tonë në betejat me kundërshtarë e tyre politik.

Tenderi, të cilit i referohen zyrtarët e kësaj partie, ai i furnizimit me qumësht, nuk sjellë përfitime financiare për kompaninë tonë.

Ne kemi konkurruar me çmim jashtëzakonisht të lirë, në këtë aktivitet tenderues. Në këtë rast, Komuna e Prishtinës është ndihmuar nga kompania “Qumështorja Vita”.

Jemi të gatshem ta ndihmojmë secilin autoritetet komunal, pa marrë parasysh se cilit subjekt politik e udhëheqë, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori