LAJMI I FUNDIT:

Vit i tmerrshëm për gjermanët: Sulmi i mbrëmshëm në Berlin, i pesti brenda 12 muajve (Foto)

Vit i tmerrshëm për gjermanët: Sulmi i mbrëmshëm në Berlin, i pesti brenda 12 muajve (Foto)

Gjatë këtij viti që po e lëmë pas, janë shënuar një numër sulmesh terroriste në Evropë. Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, është sulmi i pestë që ka ndodhur gjatë këtyre 12 muajve në atë vend.

Gjermania ishte prekur më së shumti gjatë muajit korrik, kur vetëm brenda një jave kishin ndodhur katër sulme, transmeton Telegrafi.


Adoleshenti me prejardhje nga Afganistani, më 18 korrik kishte sulmuar me thikë dhe sëpatë pasagjerët e një treni në Wuerzburg.

Aty ishin plagosur pesë persona, ndërsa pas ndërhyrjes së njësiteve speciale të policisë ishte neutralizuar sulmuesi.

Disa ditë më vonë, më 22 korrik, një adoleshent tjetër me prejardhje nga Irani, kishte vrarë nëntë persona në Munih, ku më pas kishte kryer vetëvrasje.

Më 24 korrik, 21-vjeçari nga Siria vrau një grua me hanxhar dhe lëndoi pesë persona tjerë, ndërsa pas intervenimit të policisë është arrestuar.

Po të njëjtën ditë, një sirian tjetër, të cilit i ishte refuzuar kërkesa për azil, kishte hedhur vetën në erë në një lokal në Ansbach, me ç’rast kishin mbetur të plagosur 15 persona.

Por organet e sigurisë kanë bërë të ditur se këto sulme nuk kanë kurrfarë lidhje me njëra-tjetrën.

Në sulmin me kamion që ka ndodhur gjatë të hënës mbrëma në një treg Krishtlindjesh në Berlin, humbën jetën 12 persona, ndërsa 48 tjerë u lënduan rëndë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Botë
Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Azia
Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

Evropa
Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Evropa
Kalo në kategori