LAJMI I FUNDIT:

Vishet me kostum të frikshëm, që njerëzit që të mos dalin në plazh gjatë pandemisë COVID-19

Vishet me kostum të frikshëm, që njerëzit që të mos dalin në plazh gjatë pandemisë COVID-19

Plazhet në veri-perëndim të Floridas, janë hapur në mes të pandemisë së coronavirusit.

Plazhet u mbushën me shumë njerëz të cilët kishin dalë të shijonin diellin, të vraponin dhe të notonin në ujërat e kristalta, por aty kishte dalë edhe në person tjetër që donte ti ‘frikësonte’ ata që kishin dalë në plazh, transmeton Telegrafi.


Avokati me qendër në Florida, Daniel Uhlfelder, kishte veshur një kostum të frikshëm, sepse e dinte se mënyra më e mirë që ti frikësosh njerëzit që të mos dalin njëherë nga shtëpitë e tyre, është kur i përmend vdekjen.

“Hapja e plazheve në Florida shumë shpejt është një gabim, dhe kjo do të kushtojë shumë jetë, sepse COVID-19 është ende këtu”, tha ai.

“Ne duhet ta marrim këtë në duart tona, për fat të keq, sepse udhëheqësit tanë nuk po bëjnë gjënë e duhur”, i tha Uhlfelder USA TODAY.

“Kjo është një mënyrë në të cilën unë mund të përcjell mesazhin se ky virus është një virus vdekjeprurës dhe se duhet të mendojmë për këtë dhe të marrim ca kohë para se të dalim nga shtëpitë”, tha ai. “Ky kostum simbolizon se sa serioze është kjo situatë”.

Florida, e cila hyn në fazën e parë të rihapjes së saj në 4 maj , ka mbi 1.200 vdekje dhe më shumë se 33,000 raste të konfirmuara me coronavirus, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Po trajtohet si

Po trajtohet si "akt terrorist" – detaje dhe pamje të tjera rreth ngjarjes ku peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në një kishë në Sidnei

Australia
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori