Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri duke komentuar raportin e organizatës Human Rights Watch, është shprehur se Kosova ka dështuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në një postim në rrjetin social facebook, Ymeri ka thënë se komuniteti rom, ashakli dhe egjiptas në Kosovë, jetojnë në një pozitë të vështirë.
Sipas tij, në këtë raport Kosova kritikohet edhe për rastet e dhunës në familje.
“Një regresion të tillë institucional e shoqëror në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në krijimin e një shoqërie të lirë, kur edhe ashtu nuk është se kemi qenë të avansuar në këtë drejtim është shqetësues dhe alarmues. Të drejtat e njeriut duhet të mbrohen nga institucionet që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë, dhe nga institucionet publike në përgjithësi”, ka shkruar Ymeri.
Postimi i plotë:
DËSHTIMI NË MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT ËSHTË DËSHTIM INSTITUCIONAL E SHOQËROR
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Rights Ëatch e vlerëson vitin 2018 të ketë qenë vit i ngadalësimit të përparimit në mbojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Si rastet më problematike në këtë drejtim vlerësohen të kenë qenë llogaridhënia institucionale (vendore e ndërkombëtare), trajtimi i pakicave kombëtare e atyre shoqërore, dhuna familjare dhe liria e medias.
Nga ky raport vërehet se komuniteti rom, ai ashkali dhe komuniteti egjiptas jetojnë në pozitën më të vështirë shoqërore krahasuar me të gjithë të tjerët. Ndjeshmëria institucionale karshi të drejtave të tyre është shumë më e ulët se sa në secilin rast tjetër. Dhe këtu nuk dallojnë institucionet ndërkombëtare prej atyre vendore. Romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit janë të diskriminuar deri në përjashtim dhe të shpërfillur deri në harresë. Rasti i fundit që bëri bujë snë këtë drejtim ishte dënimi maksimal për një të ri 18 vjeçar rom i cili ishte akuzuar për grabitje. Ky trajtim diskriminues ndaj romëve, ashkalive dhe egjiptasve është i pajustifikueshëm, i dëmshëm, i padrejtë dhe papranueshëm.
Gjëja e dytë që vihet në spikamë në raport është edhe neglizhenca institucionale karshi rasteve të dhunës familjare dhe trajtimit të grave në përgjithësi. Ka pasur shumë raste të dhunës familjare që kanë rezultuar edhe me fatalitet gjatë këtij viti në Kosovë.
Një regresion të tillë institucional e shoqëror në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe në krijimin e një shoqërie të lirë, kur edhe ashtu nuk është se kemi qenë të avansuar në këtë drejtim është shqetësues dhe alarmues. Të drejtat e njeriut duhet të mbrohen nga institucionet që kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë, dhe nga institucionet publike në përgjithësi. Por duhen edhe kultivuar në shoqëri, për t’u bërë pjesë e mentalitetit e kulturës sonë në përgjithësi. Sa më shumë liri që kërkojmë aq më shumë emancipim shoqëror do të arrijmë. Dhe anasjelltas një shoqëri e paemancipuar nuk mund të jetë shoqëri e lirë. Në këtë drejtim, kur ja cungojmë të drejtat tjetrit, ia kemi cunguar lirinë vetes. Shoqëria jonë duhet të jetë shoqëri lirie, barazie e solidariteti për të gjithë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën