LAJMI I FUNDIT:

Visar Ganiu mohon përçarjet mes “Grupit të zjarrit”

Visar Ganiu mohon përçarjet mes “Grupit të zjarrit”

Visar Ganiu mohon përçarjet brenda grupit të zjarrit duke thënë se ata së bashku i shqyrtojnë opsionet në tavolinë dhe se vendimet për aktivitetin e tyre politik i marrin së bashku. Megjithatë Ganiu tha se nuk mund të garantojë se të gjithë do të vazhdojnë edhe më tej të qëndrojnë në të njëjtën linjë.

“Jo, për momentin nuk ka asnjë përçarje. Disa nga kolegët tanë janë në pushim, disa janë këtu, mendoj që tani do të kthehemi, do të ulemi dhe do të koordinohemi të gjithë, por, një gjë të tillë që ka përçarje e kam mësuar nga mediat. Çdoherë mendimet, qasjet dhe idetë i shqyrtojmë në tavolinë dhe aty vendosim të gjithë së bashku. Për asnjë njeri, në asnjë proces nuk mund të garantojmë që mund t’i qëndrojë deri në fund asaj ideje besnik ose mund të ketë ide të tjera. Kështu që kjo është demokracia”, tha Visar Ganiu, Fraksioni BDI.


Qëndrimi i kreut të Komunës së Çairit Visar Ganiu vjen pak ditë pas publikimit të informacioneve për përçarje brenda grupit të zjarrit në të cilat potencohej emri i Blerim Bexhetit si kundërshtar i formimit eventual të një lëvizje të re politike. Ganiu thotë se me Bexhetin ka komunikuar normalisht gjatë ditëve të fundit.

Për dallim nga Izet Mexhiti, kolegu i tij Visar Ganiu vlerëson se Fraksioni akoma shikon mundësitë për të vepruar brenda BDI-së, por, se as ai nuk e hedh poshtë opsionin e formimit të një lëvizje të re politike.

“As në këtë moment nuk e mohova. Çdoherë do të grumbullohemi dhe do të shohim për hapat e ardhshëm. Por ne në maksimum do ta shfrytëzomë hapësirën a do të mund të veprojmë brenda BDI-së. Në atë moment që do ta na i mbyllim dyert ne do të shohim opsione të tjera se si do të veprojmë”, deklaroi Visar Ganiu, Fraksioni BDI.

Fraksioni brenda BDI-së i konsideroi si jostatutare zgjedhjet e fundit në disa degë të BDI-së, të cilat, mes tjerash, larguan Izet Mexhitin nga kryesimi me degën e Çairit. Sipas grupit të zjarrit, statuti i partisë nuk njeh zgjedhjet “një anëtar – një votë” dhe ndryshimet nuk janë miratuar në Këshillin e përgjithshëm të partisë. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori