LAJMI I FUNDIT:

Virusi ZIKA edhe në Maqedoni?

Virusi ZIKA edhe në Maqedoni?

Agjencia e lajmeve ”MIA” bën të ditur se një bebe tre muajshe nga Dojrani që ka lindur me anomali në pjesën e kafkës dhe me kokë të vogël dyshohet se mund të jetë prekur nga virusi Zika, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bebes i janë bërë kontrollet rutinore dhe me rekomandim nga një pediatër në Strumicë, është dërguar në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve.


Sipas drejtoreshës së Klinikës, Aspazija Sofijanova, analizat që janë bërë tregojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë virus nga të cilët shkaktohet mikrocefali, prandaj analizat do të vërtetojnë nëse bëhet fjalë për virusin Denga, apo Zika, ndërkaq rezultatet do të dalin pas dhjetë ditësh.

Në përgjigjet e saj ndaj gazetarëve, Sofijanova ka deklaruar se ka indikacione që nëna e fëmijës të jetë pickuar nga mushkonjat gjatë udhëtimit të saj në Greqi./Telegrafi/