LAJMI I FUNDIT:

Virologu gjerman tregon opsionin më të mirë për ta luftuar coronavirusin

Virologu gjerman tregon opsionin më të mirë për ta luftuar coronavirusin

Edhe pse duket se masat rigoroze janë të pashmangshme, virologu i njohur gjerman Christian Drosten është për një “mini-bllokadë”, shkruan RTL.

Konsiderohet se tri javë bllokim do të ndihmonin vendin nëse do të vinte deri te një valë e re e COVID-19, që do të rrezikonte edhe sistemin shëndetësorë, transmeton Telegrafi.


“Me virusin nuk ka marrëveshje. Ky virus thjesht imponon bllokadën kur është në pyetje numri i madh i të sëmurëve”, ka shpjeguar shkencëtari gjerman.

“Po ta kishim shkelur tani pedalin e frenit do të kishim efekt afatgjatë. Por ai veprim do të na dëmtonte për një kohë të gjatë”, ka shtuar ai.

Drosten ka shpjeguar se përparësitë e bllokadës së parakohshme që do të mund të jepnin efekte janë shkollat.

“Të gjithë e dimë se kjo bllokadë do të kufizohej sa i përket kohës. Do të zgjaste tri javë, që është pak më shumë se karantinimi i detyruar. Në këtë rast do të zvogëlohej edhe më shumë kurba”, ka shpjeguar Drosten që beson se është një situatë “win-win”.

Ai beson se mini-bllokada tashmë ekzistojnë në disa pjesë të Britanisë së Madhe dhe janë paraparë të parandalojnë kolapsin e sistemit shëndetësorë. Të njëjtën kohë një mënyrë e tillë e bllokadës nuk do ta rrezikonte apo dëmtonte shumë ekonominë e vendit.

Virologu gjerman këshilloi se duhet bërë testet e shpejta në grupe. Drosten ka shpjeguar se nëse dikush është infektuar në kolektiv, të gjithë në atë zyrë do të duhej t ta bënin testin.

“Në këtë mënyrë brenda 15 minutave do të identifikonim problemin. Do të duhej të izolohej i tërë grupi”, ka shtuar Drosten i cili theksoi se kjo është procedurë më e shpejtë sesa testet PCR që duhet pritur për ditë të tëra.

“Jam i vetëdijshëm që duhet kohë për vendime të tilla në nivel të vendit, e kohë kemi shumë pak”, ka konstatuar për fund Dorsten.

Kujtojmë që Gjermania është dashur sot të merr vendim për masat e reja, e spekulohet se kancelarja gjermane Angela Merkel do propozojë bllokimin që nënkupton mbylljen e objekteve hotelerike dhe masa tjera. /Telegrafi/