LAJMI I FUNDIT:

Vipa Chips merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar “Prishtina 2025”, zbulon dy produkte të reja

Vipa Chips merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar “Prishtina 2025”, zbulon dy produkte të reja

Në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2025”, një ngjarje e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, po marrin pjesë kompani të shumta nga sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Ky panair është një platformë e rëndësishme për bizneset që kërkojnë të prezantojnë risitë e tyre në një audiencë ndërkombëtare duke mbledhur së bashku ekspozues nga Kosova, rajoni dhe bota.

Në mesin e shumë bizneseve, pjesëmarrëse është edhe Vipa Chips që vazhdon të ofrojë produkte të freskëta për konsumatorët e vet besnikë.

Me një përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë, Vipa Chips përdor vetëm përbërësit më të mirë për të garantuar një shije të pashoq dhe një eksperiencë të kënaqshme në çdo kafshatë.

Në panairin e këtij viti, kompania po prezanton disa nga produktet e saj më të njohura si dhe disa inovacione të reja që premtojnë të ndryshojnë mënyrën se si ne shijojmë çipsat.

Në mesin e dy produkteve të reja, janë Flip Dinos dhe Flips Peanuts XXL.

Flip Dinos prodhohet me një përzierje homogjene të grizit nga misri, që përgatitet me kujdes të veçant dhe pa konservans. I preferuar për fëmijët, Flip Dinos është një alternativë tjetër e shijshme e grizinave dhe ushqimeve tjera të kripura.

Flips Peanuts XXL– I bërë me kikirik të pjekur me cilësi të lartë dhe të pasura me vitamin B. Flips kikirik, i preferuar për të gjitha moshat është një alternativë tjetër e shijshme e grizinave dhe ushqimeve tjera të kripura.

Gjatë panairit, pjesëmarrësit kanë mundësinë të shijojnë mostra të produkteve, të mësojnë rreth proceseve të prodhimit dhe të diskutojnë për mundësi të reja bashkëpunimi.

Përveç kësaj, ekipi i Vipa Chips është i pranishëm për të diskutuar mbi praktikat e qëndrueshme të kompanisë dhe përkushtimin e saj ndaj inovacionit dhe cilësisë.

Vipa Chips ju fton të vizitoni stendën në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2025” për të zbuluar më shumë mbi kompaninë.

Panairi ka hapur dyert në Prishtina Mall më 10 qershor dhe do të mbyllet sot (12 qershor),  teksa tashmë është bërë tradicional dhe synon mbështetjen dhe zhvillimin e të gjithë sektorëve në ekonominë e vendit dhe lidhjen me vende të tjera të rajonit e më gjerë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Ekonomi
Investime në kriptovaluta gjatë pensionimit - cilat janë përparësitë dhe mangësitë?

Investime në kriptovaluta gjatë pensionimit - cilat janë përparësitë dhe mangësitë?

Botë
ETC ndan 7 vetura në 7 qytete të mëdha të Kosovës

ETC ndan 7 vetura në 7 qytete të mëdha të Kosovës

Ekonomi
‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Ekonomi
Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Ekonomi
Zbuloni mundësi të reja pune me Telegrafi Jobs

Zbuloni mundësi të reja pune me Telegrafi Jobs

Ekonomi
Kalo në kategori