LAJMI I FUNDIT:

Vinicius: Kisha ofertë nga Barcelona, por zgjodha Real Madridin

Vinicius: Kisha ofertë nga Barcelona, por zgjodha Real Madridin

Vinicius Junior ka zbuluar se ai kishte pranuar ofertë nga Barcelona, mirëpo zemra e tij kishte vendosur që të kalonte te Real Madridi.

Sulmuesi brazilian u transferua në vitin 2017 te Los Blancos nga Flamengo, mirëpo nuk ishte bërë pjesë e skuadrës deri në vitin 2018, atëherë edhe kur i mbushi 18 vite.


Vinicius kishte një presion të lartë mbi supet e tij, pasi u bë lojtari i dytë më i shtrenjtë në histori të Brazilit, vetëm pas Neymarit.

“Mendoja se nuk ishte e vërtetë dhe ishin vetëm thashetheme të mediave”, ka thënë Vinicius për AS.

“Unë kisha oferta nga Madridi dhe nga Bracelona po ashtu. Babai im më tha se duhej të zgjidhja se ku dëshiroja të luaja, por unë ndjeka zemrën time”.

Zidane: Vinicius Jr është e ardhmja e Realit, ai është në planet e mia
Lexo po ashtu Zidane: Vinicius Jr është e ardhmja e Realit, ai është në planet e mia

“Isha shumë i lumtur kur e arrita marrëveshjen, ishte njëra nga ditët më të lumtura të jetës time”, ka shtuar më tej braziliani.

Në sezonin e tij të parë, Vinicius kishte bërë 18 paraqitje në La Liga, derisa kishte luajtur edhe në Kupën e Mbretit dhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/