LAJMI I FUNDIT:

VinFast planifikon t’i përgjigjet uljeve të çmimeve të Tesla-s me promocione të veta

VinFast planifikon t’i përgjigjet uljeve të çmimeve të Tesla-s me promocione të veta

Javën e kaluar Tesla i uli çmimet e saja në tregjet kryesore si në SHBA, Evropë dhe Kinë, me shifra që shkonin deri në 20 për qind ulje. Sigurisht, konkurrentët e saj nuk mund të rrinin duar kryq dhe të mos reagonin ndaj kësaj lëvizje, dhe VinFast është një nga të parat që ka planifikuar një strategji për këtë çështje.

Kompania vietnameze e cila veçse i shet veturat e saja elektrike në SHBA dhe Evropë po përgatit një përgjigje ndaj uljeve të mëdha të çmimeve të Tesla. VinFast do të lansojë promocione të ndryshme në mënyrë që të mbrojë konkurrencën e tregut për modelet e saja raporton Reuters.

Modeli VF8 i VinFast në SHBA ka një çmim fillestar prej 54,468 eurove (59 mijë dollarë), përderisa vetura modeli tjetër, VF9, momentalisht ka një çmim fillestar prej 76,607 eurove (83 mijë dollarë), shkruan Arena EV transmeton Telegrafi.

Këtyre modeleve së shpejti do t’u bashkohen edhe VF6 dhe VF7, çmimet e të cilave ende nuk janë bërë publike.

Çmimi i Model Y të Tesla fillon nga 48,912 euro (52,990 dollarë), një zbritje prej 60,912 eurove (65,990 dollarë) nga java e kaluar. Pra shihet qartë se VinFast duhet që t’i zbresë çmimet e veturave të saja nëse dëshiron që të bëjë konkurrencë, ose të paktën duhet që të ofrojë diçka tjetër për klientët e saj.

Një zëdhënës i VinFast tha: “Si një markë e re e cila futet në treg, në periudhën kur markat e tjera i reduktojnë çmimet e tyre, ne duhet që të sjellim promocione për të siguruar konkurrencën e VinFast. Ne po konsiderojmë programe të ndryshme promocioni dhe së shpejti do të ketë edhe njoftime mbi to”. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pronari i Cybertruck thotë se automjeti është është shumë i madh për vendin e tij të parkimit dhe Tesla nuk do ta lejojë ta kthejë ose ta rishesë

Pronari i Cybertruck thotë se automjeti është është shumë i madh për vendin e tij të parkimit dhe Tesla nuk do ta lejojë ta kthejë ose ta rishesë

Auto
Nëna i tha vajzës të parkonte veturën e fëmijëve - pesëvjeçarja bëhet shembull edhe për të rriturit

Nëna i tha vajzës të parkonte veturën e fëmijëve - pesëvjeçarja bëhet shembull edhe për të rriturit

Auto
Shumë blerës kanadezë po i shmangen automjeteve elektrike - studimi i fundit tregon arsyet

Shumë blerës kanadezë po i shmangen automjeteve elektrike - studimi i fundit tregon arsyet

Auto
Volkswagen fton shoferët e 80 mijë veturave elektrike ID.4 për servisim, shkak defekti në softuer që fikë ekranet

Volkswagen fton shoferët e 80 mijë veturave elektrike ID.4 për servisim, shkak defekti në softuer që fikë ekranet

Auto
Jeep do të sjell një veturë të re elektrike me kosto të ulët

Jeep do të sjell një veturë të re elektrike me kosto të ulët

EVs
Vetura

Vetura "më e përballueshme" e Mercedes-Benz do të vazhdojë prodhimin

Auto
Kalo në kategori